Добро пожаловать
Вход

Daily Love Story-Me apo pa vjehrren, si do ta donin vajzat jeten bashkeshortore

Спасибо! Поделитесь с друзьями!

URL

Вам не понравилось видео. Спасибо за то что поделились своим мнением!

К сожалению, только зарегистрированные пользователи могут создавать списки воспроизведения.
URL


Добавлено от Admin В Смотреть русские мелодрамы
0 Просмотры

Описание

#LoveStory formati më i ri reality dating show në #TvKlan

Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan e konfirmoi faktin që Saimiri tashmë ka filluar të ketë më shumë afrimitet me vajzat, duke qenë se në tre takime që pati, shkëmbeu tre puthje romantike.


Por para nisjes së spektaklit, konkurrente kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, për mënyrën se si e mendojnë ato jetën bashkëshortore.

“Mëngjesi në shtrat”, Generda tregon si do ta llastonte Saimirin

Generda ka treguar që se çfarë do të bënte nëse do të ndodhej 24 orë në shtëpi me Saimirin, teksa ka rrëfyer edhe për faktin nëse do të dëshironte të jetonte bashkë me prindërit e tij.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?


Në rradhë të parë do të hanim mëngjesin pasi do t’ia përgatisja unë dhe do t’ia çoja në krevat. Vezët e skuqura më tha që i kishte qejf, gjëra me proteina dhe ndonjë ëmbëlsirë. Pastaj ndoshta do shihnim një film romantik, ndoshta “Letters to Juliet”.

Si je ti si nuse shtëpie?

Nuk e kam patur akoma rastin për ta testuar këtë gjë por jam mësuar në shtëpi dhe e kam qejf rregullin. Kam qejf gjithmonë që t’i rregulloj gjërat, jam vajzë punëtore.

Xhesi: Ditët e sotme janë vjehrrat ato që nuk duan të rrinë me nuset

Veç të tjerash Xhesi ka folur për mënyrën se si e imagjinon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën që mund të ketë me Saimirin nëse do të përfundojë me të.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Tani për momentin po më shkon mendja tek loja mos u nxeh, nuk e di pse. Do testonim nervat. Pse jo të shihnim ndonjë serial, ndoshta Friends. Seriali Friends sillet rreth miqësisë dhe dashurisë dhe janë dy çifte shumë të bukura, pse mos të kemi shembull një nga ato.


Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat?

Nuk e kam provuar ndonjëherë por pse jo, do më pëlqente ta llastoja, një ditë unë, një ditë ai.

Flavia e thotë hapur: Nuk dua të jetoj me prindërit e partnerit

Veç të tjerash Flavia ka folur për mënyrën se si e shikon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën me prindërit e partnerit.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Do të përgatisja një mëngjes të thjeshtë por me shumë dashuri nga duart e mia të vogla. Mua më pëlqen të gatuaj gjëra të shëndetshme, kështu që do bëja një gotë qumësht me Nestquick, një frech toast dhe një sallatë me fruta. Pastaj mendoj se do flisnim gjatë dhe të njihnim më mirë njëri-tjetrin.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Do tregohem e sinqertë. Mua nuk më pëlqen të jetoj me prindërit e partnerit, njësoj siç nuk do më pëlqente që ai të jetonte me prindërit e mi. Edhe në familjen time ndaj këtë mendim. Rrjedhimisht nëse jeton në shtëpi me prindërit, ata do ndikojnë ose do marrin vendime në marrëdhenien tonë. Çdo njeri mendoj se do rehatinë e vet.

“Jam nusja ideale”, Enxhëll tregon për marrëdhënien që do të ketë me prindërit e partnerit

Ndër të tjera, Enxhëll ka folur edhe për marrëdhënien që ajo dëshiron të ketë me prindërit e e partnerit.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Nuk e di pse mendoj që nëse një mashkull kur është në shtëpi vetëm, shtëpia do të jetë bërë shumë rrëmujë. Do e nisja nga punët e shtëpisë, i kam me merak t’i bëj vetë.

Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat?

Nëse ai do më shërbente mua të parës, pse jo. Por gjithmonë pas atij. Varet nga situata por do më pëlqente ta bënte burri i pari për mua. Për mëngjes më pëlqen të bëj petulla me mjaltë ose me reçel ose omletë me djath.

Kurse të dielave në mëngjes trahana. Gjyshja ime e ka bërë si traditë që çdo të diel në mëngjes kemi trahana.

Meri: Saimirit do t’i bëja trahana për mëngjes

Meri ka folur për mënyrën se si e shikon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën që mund të ketë me Saimirin nëse do të përfundojë me të.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Mëngjesin do ta nisja me vrap bashkë me Saimirin, më pas do të gatuanim bashkë. Pas gatimit do lija Saimirin të shikonte ndonjë ndeshje, ndërkohë unë do të bëja punët.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Написать комментарий

Комментарии

Комментариев нет.
RSS
Яндекс.Метрика